Qendra e Kerkimit Online e ICMP
Kerkikmet
Raporto një person të zhdukur
Opsioni Reporto Personin e Zhdukur pranon të dhënat bazë rreth personit të zhdukur, duke përfshirë të dhënat rreth të afërmit më të afërt të gjallë(s), dhe çdo hollësi shtesë rreth rrethanave të zhdukjes. Në këtë fazë, përdoruesi mund të tregojë se sa ose sa pak dëshirojnë të lejojnë ndarjen e informacionit. Të dhënat personale përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë dhënë.
Kerkimi i personit të humbur
Opsioni i kerkimit të personave të zhdukur bën të mundur gjurmimin e statusit të një personi të zhdukur. Kur ICMP ka një program për të mbledhur mostra referuese për identifikimin e mundshëm të ADN-së, ky opsion tregon nëse janë mbledhur mjaft mostra të referencës familjare, ose nëse duhen dhënë mostra shtesë. Nëse nevojiten më shumë mostra, një lidhje u lejon përdoruesve të tregojnë anëtarët e tjerë të familjes të cilët ICMP mund t'i kontaktojë për mostra.
Nëse doni të pyesni për statusin e një rasti të personave të zhdukur kliko këtu. Do t'ju kërkohet të hyni në emrin e personit të zhdukur. Meqë njerëz të ndryshëm mund të kenë emra identikë ose të ngjashëm, do t'ju kërkohet të përfshini emrin e babait të personit të zhdukur, nëse është në dispozicion. Kjo do ta bëjë kërkimin më specifik. Nëse hetimi juaj nuk jep rezultat, duhet të shqyrtoni mundësinë që personi të jetë raportuar nën një emër tjetër ose që emri i tij ose i saj të jetë shkruar ndryshe.
Nëse dëshironi të jepni informacione shtesë lidhur me një person të zhdukur, fillimisht do t'ju duhet të pyesni për personin e zhdukur dhe pastaj të jepni informacionin shtesë. Të afërmit e një personi të zhdukur mund të ndihmojnë në kërkimin e personave tashmë të raportuar në ICMP si të zhdukur, duke dhënë informacione shtesë. Informacioni bazë për personin e zhdukur - emrin, përshkrimin fizik e kështu me radhë - mund të ndihmojë për të gjetur dhe identifikuar atë person. Përveç kësaj, ku është nisur një program masiv ADN-je në mënyrë që të identifikohen personat e zhdukur, detajet e kontaktit të anëtarëve të familjes së të zhdukurve do të jenë të paçmueshme në mënyrë që të kërkojnë mostra referimi për identifikimin e ADN-së.
MyFace
Personat e zhdukur mund të jenë parë të gjallë. Familjet mund të publikojnë një fotografi të personave të tyre të zhdukur në faqen MyFace. Fotografia mund të shihet nga kushdo që hyn në MyFace, dhe kushdo që mund të ketë parë personin e zhdukur mund të japë informacion mbi vendndodhjen e personit duke klikuar mbi fotografinë. Një informacion i tillë nuk do të jetë i dukshëm për publikun.
Lokalizuesi i vendvarrimit
Lokalizuesi i vendvarrimit u lejon individëve të raportojnë detajet e vendndodhjes së një varri të mundshëm klandestin, varrit masiv ose llojit tjetër të vendit ku mund të gjenden personat e zhdukur. Përdoruesi mund t'i raportojë këto informacione në mënyrë anonime, ose mund të japë detaje kontakti, të cilat mund të lejojnë ICMP-në të ndihmojë në gjetjen e personave të zhdukur. Lokalizuesi i vendvarrimeve është i përshtatshëm për përdoruesit. Minimumi i informacionit të kërkuar është vendndodhja. Koordinatat gjenerohen automatikisht nga harta interaktive duke përdorur kursorin. Përdoruesi mund të shfletojë hartën për të gjetur vendndodhjen e përafërt (qytet, fshat, vend) dhe pastaj të përcaktojë vendndodhjen e saktë.
Informacione shtesë mund të jepen nëpërmjet fushave jo të detyrueshme, duke përfshirë:
- Numri i personave të raportuar të zhdukur
- Numri i vlerësuar i personave të vendosur në sit
- Data e vlerësuar kur u krijua ose u përdor vendvarrimi
- Si e zbuloi përdoruesi vendndodhjen e vendvarrimit
- Nëse përdoruesi tashmë ia ka raportuar vendndodhjen dikujt tjetër
- Përshkrimi i vendndodhjes
Përdoruesit që do të dëshironin që ICMP t'i kontaktonte mund të japin informacionin e mëposhtëm shtesë:
- Emri
- Numri i telefonit
Pasi të verifikohet, ICMP i dorëzon të dhënat institucionit/organizatës kombëtare përkatëse për të vlerësuar dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme përcjellëse (vizita/gërmimi në vend, etj.).