Qendra e Kerkimit Online e ICMP

Si funksionon OIC

Qendra e Kërkimit Online (QKO) ju mundëson përdoruesve të japin dhe të marrin informacion rreth statusit të rasteve individuale. Aplikacionet kryesore që mund të aksesohen nëpërmjet OIC përfshijnë "Raporto Personin e Zhdukur", "Kerkimi I Personit te Zhdukur", "Gjurmuesi I. vendvarrimeve", dhe "MyFace".

Raporti për personin e Zhdukur

Opsioni Raporti për personin e Zhdukur pranon të dhënat bazë për personin e zhdukur, përfshirë të dhënat për personin(at) më të afërt të gjallë, dhe çdo detaj tjetër shtesë për rrethanat e zhdukjes.

Në fazën Raporto Personin e Zhdukur, përdoruesit mundë të tregojnë se sa pak ose sa shumë ata janë të gatshëm të lejojnë shkëmbimin e informacionit. Ata, për shembull, mundë të pajtohen të shkëmbejnë informacionet me ICMP por jo edhe me qeveritë apo organizatat tjera. Sa më gjerë të shkëmbehen informacionet, aq më shumë ka të ngjarë që ato mundë të bëhen për të ndihmuar gjetjen dhe identifikimin e personit të zhdukur, por ICMP mban politikë të sigurisë absolute të të dhënave: nëse nuk dëshironi që informacionet tuaja të shkëmbehen, ato nuk do të shkëmbehen. Përdoruesi vendos se në çfarë mase të dhënat mundë të shkëmbehen para se të Parashtroj Formularin për Personin e Zhdukur. Të dhënat personale përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë dhënë. Për më shumë informacion, ju lutem shikoni Politikat e mbrojtjes së të dhënave të ICMP-së.

Kërkimi i Personit të Zhdukur

Qendra e Kërkimit Online gjithashtu ju mundëson përdoruesve të gjurmojnë statusin e personit të zhdukur përmes opsionit Kërkimi i Personit të Zhdukur. Nëse keni regjistruar personin e zhdukur tek ICMP duke dhënë një ose më shumë mostra referente për testim të ADN-së, statusi i rastit mundë të gjurmohet fare lehtë duke vendosur emrin e personit të zhdukur. Hyni në Kërkimi i Personit të Zhdukur këtu.

Kur ICMP-së i jepet një mostër referente familjare, nxirret profili i ADN-së dhe ky profil krahasohet me të gjitha profilet e ADN-së të cilat ICMP i ka nxjerrë nga kockat ose mostrat nga indet e mbetjeve mortore të dorëzuara nga autoritetet. Në mënyrë që të ketë përputhje të ADN-së, zakonisht nevojiten disa mostra referente familjare. Anëtarët e ngushtë të familjes të personit të zhdukur si prindërit dhe fëmijët japin mostrat më të dobishme për përputhjen e ADN-së: prandaj numri i mostrave të dhëna dhe afërsia lidhjes ndikojnë në gjasat për të arritur një përputhje.

Sa i përket zonave gjeografike ose ngjarjeve ku ICMP ka program për të mbledhur mostra referente për identifikimin e mundshëm të personit të zhdukur përmes ADN-së, Kërkimi i Personit të Zhdukur do të tregojë nëse ICMP ka mostra të mjaftueshme referente familjare për të pasur mundësi të mirë të gjejë përputhje ose nëse duhen dhënë mostra shtesë. Nëse nevojiten më shumë mostra, linku Kërkimi i Personit të Zhdukur do të ju mundësojë të njoftoni për anëtarët tjerë të familjes të cilët ICMP mundë ti kontaktoj për mostra.

Anëtarët e familjes mundë të ndihmojnë në kërkimin e më të dashurve të tyre duke vërtetuar nëse ICMP ka mostra të mjaftueshme referente dhe nëse jo, të ofrojnë më shumë informacione për mostrat shtesë. Çdo informacion tjetër i përditësuar mundë të jetë i dobishëm. Ju lutem kontaktoni ICMP këtu.

Nëse ICMP ka gjetur përputhjen më mes të profilit familjar të ADN-së dhe profilit të ADN-së nga mostrat e mbetjeve njerëzore, Raporti i ADN-s[ i lëshohet institucionit – për shembull Zyrës së Mjekut Ligjor ose ndonjë departamenti tjetër përgjegjës qeveritar – i cili e ka parashtruar mostrën post mortem. QKO ofron kontaktet e institucionit i cili pranon Raportin e ADN-së.

Raportet e ADN-së janë pjesë e një procesi të gjerë ligjor dhe administrativ të identifikimit i cili merr parasysh të gjitha informacionet në dispozicion. Për më tepër, raportet e ADN-së ndonjëherë lëshohen për më shumë se një person, ku disa anëtarë të së njëjtës familje janë zhdukur. Kjo bëhet sepse fëmijët e së njëjtës gjini (vëllezër, motra), për shembull nuk mundë të dallohen nëse asnjëri nga ata nuk kan pasur fëmijë i cili do të ofronte mostrën referente. Përr të ditur më shumë për statusin e identifikimit të rastit, familjet duhet të kontaktojnë autoritetet e përmendura në rezultatet e Kërkimi i Personit të Zhdukur.

Lokalizuesi i vendvarrimeve

Përputhja e ADN-së mundë të gjendet vetëm nëse kocka ose mostra nga indet i është parashtruar ICMP-s, në mënyrë që mundë të krijohet profili i ADN-së dhe i njëjti të krahasohet me ADN-në nga motrat referente të të afërmve.

Agjencitë qeveritare, shpesh me ndihmën e organizatave ndërkombëtare dhe njësive gjyqësore, mund të angazhohen në gjetjen dhe gërmimin e vendeve ku janë varrosur mbetjet njerëzore. Aplikacioni Site Locator bën të mundur që anëtarët e publikut të raportojnë varret masive të dyshuara dhe vendet e tjera ku mund të gjenden mbetjet e personave të zhdukur dhe personave të zhdukur. Informacioni mund të jepet në mënyrë anonime, ose mund të përfshijë detajet e kontaktit.

MyFace

Familjet mund të publikojnë një fotografi të personave të tyre të zhdukur në faqen MyFace MyFace. Fotografia mund të shihet nga kushdo që hyn në MyFace, dhe kushdo që mund të ketë parë personin e humbur mund të japë informacion mbi vendndodhjen e personit duke klikuar mbi fotografinë. Një informacion i tillë nuk do të jetë i dukshëm për publikun.

Kutia postare e sigurtë

Në këtë seksion mund të shtoni dokumente që ICMP do të marrë mbi një mekanizëm të sigurt dhe të enkriptuar. Të gjitha informacionet që ngarkoni këtu janë të arritshme vetëm nga ju dhe ICMP.

Do t'ju kërkohet të regjistroheni një herë për të përdorur kutinë postare të sigurt. Ju do të merrni një njoftim për miratimin e llogarisë me anë të adresës së e-mailit që jepni për qëllime regjistrimi. Njoftimi mund të kërkojë pak kohë për të mbërritur në inbox-in tuaj. Ajo do të përmbajë një lidhje përmes së cilës ju mund të hyni në kutinë postare duke përdorur adresën tuaj të emailit dhe fjalëkalimin. Më pas mund të ngarkoni dokumentin tuaj duke përdorur butonin e ngarkimit. Pasi të jeni regjistruar, do të jeni në gjendje të ngarkoni dokumentet tuaja duke përdorur butonin e ngarkimit ose të shkarkoni dokumentet që ICMP ju ka dërguar.

Scroll to Top